Home LAJME LVV në Prizren paralajmëron kallëzim penal nëse nuk ndërmerren masa në lidhje me dy zyrtarë komunal

LVV në Prizren paralajmëron kallëzim penal nëse nuk ndërmerren masa në lidhje me dy zyrtarë komunal

0
LVV në Prizren paralajmëron kallëzim penal nëse nuk ndërmerren masa në lidhje me dy zyrtarë komunal

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, në rast që nuk ndërmerren masa konkrete për dy zyrtarë komunal, që sipas tyre janë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e tyre theksohet se zyrtarët I.G dhe B.R edhe pse janë të akuzuar, ende vazhdojnë të ushtrojnë pozitat e tyre në komunën e Prizrenit.
“Ligji Nr. 08/L-197 Për Zyrtarët Publik” parasheh pezullimin e tyre nga punëdhënësi, në këtë rast Komuna e Prizrenit. Në bazë të ligjit në fjalë, nëse punëdhënësi, në këtë rast Komuna e Prizrenit, është në dijeni që zyrtarët e saj janë nën hetime apo i është ngritur Aktakuzë, ata detyrimisht duhet të pezullohen nga puna.
Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që nëse deri më tani nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti, ditët në vijim duhet të ndërmarrë masa në bazë të obligimeve ligjore, përndryshe do të përballet me Kallëzim Penal për mos zbatim të ligjit në fuqi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, dënon shkeljet ligjore të evidentuara në Komunën e Prizrenit, të cilat përbëjnë një precedent të rrezikshëm për qeverisjen lokale dhe zbatimin e ligjit në vend”, kështu thuhet tutje në komunikatën për medie nga kjo degë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here