Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se deri sot kanë pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativë qytetare.Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 122 kandidatë.
Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë:1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë;
2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë;3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë;
4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe5.Narodna Pravda – 10 kandidatë.
KQZ bën të ditur se afati i fundit për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025 është 11 dhjetor 2024, ora 16:00, raporton “Gazeta Blic”.Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë.