Home LAJME Rihapet Katedralja e Parisit “Notre Dame”

Rihapet Katedralja e Parisit “Notre Dame”

0
Rihapet Katedralja e Parisit “Notre Dame”

Katedralja e Parisit “Notre Dame” është rihapur pas procesit të restaurimit pas një zjarri të fuqishëm që e shkatërroi 5 vite më parë.

Në ceremoninë e rihapjes presidenti francez ka pritur liderët botërorë, duke nisur nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, e deri te kryeministrja italiane, Georgia Meloni. I ftuar ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Por cilat janë 5 pesë faktet që duhet të dini për procesin e restaurimit të Katedrales së Parisit e cila u shkrumbua nga zjarri në vitin 2019;

Asnjë nga lëndët drusore 800-vjeçare nuk i mbijetoi zjarrit dhe u desh të gjendeshin rreth 1200 lisa për t’i zëvendësuar ato.

Mbi 40 mijë metra katrorë gurë u pastruan, me ekspertët që zbuluan veçori të vogla në gurin origjinal, si fosile të caktuara, që i ndihmuan ata të përcaktonin origjinën gjeografike për gurin zëvendësues.

Gati 8000 tubat që përbëjnë strukturën duhej të pastroheshin për shkak të akumulimit të një pluhuri të verdhë – monoksidi i plumbit – në tubacionet e tij nga zjarri.

Pesë skulptura të jashtme u skanuan me kompjuter dhe më pas u kthyen në gur gëlqeror.

Arkeologët që punuan në rinovimin zbuluan eshtra që besohet se i përkasin Joachim de Bellay, një poet i Rilindjes franceze.

8-15 dhjetor festimet për rihapjen e Katedrales

Në Francë, kjo javë do t’i kushtohet festimit të rihapjes së Notre-Dame, me ngjarje që priten midis 8 dhe 15 dhjetorit. Megjithatë, pas kësaj katedralja do të rifillojë të mirëpresë vizitorët.

Ju mund të planifikoni vizitën tuaj përpara duke rezervuar në internet – sistemi është i disponueshëm që nga 3 dhjetori – por rezervimet nuk kërkohen – megjithëse kur kontrolluam për herë të fundit kishte një radhë.

Hyrja është pa pagesë dhe orët e hapjes janë nga 07:45 deri në 19:00 sipas kohës lokale nga e hëna në të premte, me hapje të zgjatur deri në 22:00 të enjten.

Katedralja është gjithashtu e hapur nga ora 08:15 deri në 19:30 të shtunave dhe të dielave./RTK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here