Home LAJME Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

0
Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Një akt grabitjeje është raportuar pasditen e djeshme në Gurrakoc të Istogut, ku shtëpia e kryetarit të komunës së Istogut, Ilir Ferati, është bërë shënjestër e disa personave të panjohur.

Sipas Policisë së Kosovës, autorët kanë depërtuar me forcë në shtëpi, duke marrë para të gatshme dhe stoli ari, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në një postim në Facebook, kryetari Ferati ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij për këtë akt të rëndë.

“Mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Përveç dëmeve ekonomike, humbja e trashëgimisë familjare me vlerë shpirtërore dhe historike e bën këtë ngjarje edhe më të dhimbshme. Ky akt ka tronditur ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune.”, shkruan ndër tjerash Ferati.

Tutje, ai falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin në hetimin e rastit, ndërsa i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të sjellë autorët para drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here