Dega e LDK-së në Prizren ka takuar ndërmarrësit hasjanë që punojnë dhe veprojnë në Rumani. Kryetari i këtij subjekti politik në Prizren, Driton Selmanaj, ka ndarë disa çaste nga ky takim, duke theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, është shumë e gatshme për të marrë përgjegjësi për udhëheqjen e Kosovës.
Ai i ka falënderuar për mikpritjen, duke potencuar se e kemi obligim moral dhe politik të punojmë për Kosovën e ta bëjmë një vend më të jetueshëm dhe atraktiv për investitorët.
“Bashkëbisedim tepër miqësorë, me njerëz të mirë dhe ndërmarrës të jashtëzakonshëm Hasjanë, që punojnë dhe veprojnë në Rumani. E kemi obligim moral e politik, që të punojmë që Kosovën tonë ta bëjmë të jetueshme dhe atraktive për investitorë, për t’i dhënë drejtimin e duhur zhvillimor vendit! Lidhja Demokratike e Kosovës, është shumë e gatshme për të marrë përgjegjësi për udhëheqjen e Kosovës. Faleminderit për mikpritjen shumë vëllazërore Hasjanë! Ju paqim gjithmonë!”, shkruan Selmanaj në Facebook, raporton TV Prizreni.