Home LAJME Sali Berisha rikthehet në Parlament

Sali Berisha rikthehet në Parlament

0
Sali Berisha rikthehet në Parlament

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë rikthehet pas gati një viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak Sali Berisha, kryetari i PD-së i cili buxhetin prej 8,2 miliardë eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Rikthimi i Sali Berishës përkon me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 miliardë lekë.

Sali Berisha ishte i shoqëruar nga Flamur Noka, Edi Paloka, Elda Hoti, Ina Zhupa dhe Isuf Çela.

“Sali Berisha futet dhe Metamorfoza del”, tha Berisha për gazetarët para se të hynte në sallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here