Me këtë rast janë diskutuar sfidat me të cilat përballen këto familje, duke theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes dhe fuqizimit të tyre, raporton Telegrafi.
“Gjatë kësaj tryeze, diskutuam për sfidat dhe shqetësimet që po përjetojnë këto familje dhe ndamë ide për të adresuar nevojat e tyre më urgjente”, thuhet në njoftimin e “Handikosit” në Prizren.
Kjo organizatë ka bërë të ditur se ky takim është realizuar falë mbështetjes së “Save the Children Kosovo” që ka treguar përkushtim për fuqizimin e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, raporton Telegrafi.