Home LAJME Arrestimi i të dyshuarit tjetër për sulmin terrorist në veri, Policia: Mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grup

Arrestimi i të dyshuarit tjetër për sulmin terrorist në veri, Policia: Mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grup

0
Arrestimi i të dyshuarit tjetër për sulmin terrorist në veri, Policia: Mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grup

Pas sulmeve kriminale terroriste në veri të vendit, ka kryer sërish aksion dhe ka arritur të arrestojë edhe një person, i dyshuar për përfshirje në këto raste, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari J.V., sipas Policisë, dyshohet se mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, te kanali i Ibër – Lepencit.

Në koordinim me Prokurorinë Speciale, është kryer kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale si:

Katër (4) Granata dore
Një (1) Pushkë Gjuetie
Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47
Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë
Një (1) Radiolidhje
Një (1) pale dylbi
Një (1) kamerë kamufluese
Uniforma ushtarake dhe
Dokumente të ndryshme
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here