Barcelona ka shkëlqyer për pjesën më të madhe të sezonit, por vetëbesimi që ishte krijuar pas fitoreve ndaj Real Madridit dhe Bayern Munich tashmë ka marrë fund.
Dy prej yjeve kryesor të tyre këtë sezon janë kritikuar sërish pas rënies në formë në kampionat ku tashmë janë plotë tri ndeshje pa fitore.
Krahas 22 golave në 20 ndeshje për Robert Lewandowskin, sulmuesi polak po i merr sërish kritikat e njëjta si ato në sezonin e kaluar.
Trajneri Hansi Flick tha se mungon lidhja mes lojtarëve në fushë pas ndeshjes me Las Palmas teksa nënvizoi faktin se sulmuesit duhet të ushtronin presion sa më shumë që ishte e mundur për t’i bërë gjërat të funksionojnë.Lewandowski është njëri prej atyre lojtarëve që është akuzuar se nuk e ka përfillur këtë detyrë, pas një ndeshje ku kishte humbur madje edhe disa topa.
Ndërkohë Jules Kounde po konsiderohej si njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mibrë në botë një muaj më parë, veçanërisht pas tri asistimeve ndaj Crvena Zvezdas.
Sidoqoftë, ai u zëvendësua pas vetëm 56 minutash lojë ndaj Las Palmas dhe ishte përgjegjës për njërin nga golat e pësuar ndaj Celta Vigos.Që të dyja mediumet Marca dhe Relevo kanë thënë se dyshja janë nën një presion të madh, teksa edhe Frenkie De Jong po kalon në një kohë të vështirë.
Mesfushori holandez ka qenë larg formës së tij optimale që prej se u rikthye nga lëndimi përveç 45 minutave pozitive që pati ndaj Real Madridit./Telegrafi/