at doli se i burgosuri kreu gjithsej 301 telefonata.Gashaj nuk u ndal pasi që një tjetër marrëveshje kishte bërë edhe me të burgosurin e tretë i cili përshkruhet në aktakuzë. Më 16.12.2022, Gashaj akuzohet se kishte kërkuar nga një i burgosur një vlerë prej 300 euro nën arsyetimin që sërish gruan e kishte të sëmurë.Dosja përshkruan se Gashaj pranoi paratë nga një familjar i të burgosurit në një pompë të derivateve.
Edhe për këtë të burgosur ishin lejuar thirrjet telefonike në çdo kohë ndërsa ai kishte shfrytëzuar vetëm 15 të tilla.Në janar të vitit 2023 Gashaj akuzohet se si mbikëqyrës i Pavijonit numër 3 në Burgun e Dubravës, kishte kërkuar edhe 300 euro të tjera me arsyetimin se e ka bashkëshorten e sëmurë, nga i burgosuri i katërt i identifikuar në aktakuzë.
Sipas Dosjes së Prokurorisë, Gashaj edhe në këtë rasti i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit i mundëson të bëjë thirrje telefonike nga kabinat e Pavijonit 3 në çdo kohë dhe atë 115 thirrje telefonike.I pandehuri Shefqet Gashaj, duke qenë mbikëqyrës i Pavijonit numër 3 në Qendrën korrektuese të Dubravës, më datën 14.01.2023, nga i burgosuri kërkon një veturë në shfrytëzim, ashtu që pasi i pandehuri e pranon nga vëllai i të burgosurit veturën të cilën e shfrytëzon nga data 14.01.2023 – 26.01.2023 dhe në këtë mënyrë përfiton 480 euro i pandehuri Shefqet Gashaj i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit i mundësoi të bëjë thirrje telefonike nga kabina e Pavijonit 3 në çdo kohë.
Sipas Prokurorisë nga të gjitha këto marrëveshje duke thyer rregulloret e duke shkelur ligjin, Gashaj tejkaloi kompetencat e tij dhe përfitoi jashtëligjshëm 1 mijë e 880 euro për të mundësuar telefonatat për të burgosurit pa orar dhe në çdo kohë.Nga deklaratat e dëshmitarëve, kryesisht familjarëve të të burgosurve që Gashaj akuzohet se u kërkoi para, përmendet fakti se gardiani i kishte thënë familjarit të një të burgosuri se paratë do ua kthente.