Home LAJME Dy të mitur nga Prizreni vjedhin pistoletën e gjyshit dhe publikojnë foto, intervistohen nga policia

Dy të mitur nga Prizreni vjedhin pistoletën e gjyshit dhe publikojnë foto, intervistohen nga policia

0
Dy të mitur nga Prizreni vjedhin pistoletën e gjyshit dhe publikojnë foto, intervistohen nga policia

Policia e Kosovës ka thënë se ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren të martën, nën dyshimin se ia kishin vjedhur pistoletën e gjyshit dhe kishin postuar disa foto.

Ata dyshohet se kishin vjedhur pistoletën e kishin postuar foto katër ditë më parë.

Policia ka thënë se të njëjtit, pas intervistmit, janë liruar, ndërsa arma me dy fishekë dhe leja është konfiskuar. Rasti po hetohet.

“Prizren / 22.11.2024-14:15. Me 26.11.2024 janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( të mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar disa foto. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma  me dy copë fishekë  dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here