Home PRIZRENI ME RAJON LVV gjobitet me 2000 euro për tubimin në Prizren

LVV gjobitet me 2000 euro për tubimin në Prizren

0
LVV gjobitet me 2000 euro për tubimin në Prizren

Vetëvendosje gjobitet për tubimin elektoral që mbajti dje në Prizren

Inspektorët komunalë të Prizrenit kanë dënuar Lëvizjen Vetëvendosje, për tubimin që kanë mbajtur gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj.

“Po, inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët e AUV, i kemi dënuar pas tubimit të mbajtur në shkollën Mustafa Bakiu. Gjoba është e njëjtë sikurse të gjitha subjektet juridike që i kemi dënuar tashmë”.

Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë, pas Prishtinës që ka filluar t’i dënojë partitë politike për grumbullimet e njerëzve nëpër tubime, për shkak të mos respektimit të masave kundër përhapjes së pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here