Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, është shpalosur pllaka dhe portreti përkujtimor i tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku thotë se portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele deryrohen ta bëjnë të ardhmen që pret për të gjithë.
Postimi i tij:
Në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!
Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!
Portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, na qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele deryrohemi ta bëjmë të ardhmen që pret për ne!