Home LAJME Sveçla: Municioni në veri s’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

Sveçla: Municioni në veri s’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

0
Sveçla: Municioni në veri s’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se aksioni i Policisë në veri të vendit ka vazhduar për dy ditë radhazi, ku janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe pajisjeve për prodhim të kriptovalutave.

Sipas Sveçlës, këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here