Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencinimi i faturave të energjisë elektrike, në kuadër të masës mbështetëse për familjet e cenueshme.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Kjo masë mbështetet financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian thuhet në njoftim nga Ministria. Familjet përfituese subvencionimin mund ta shohin, qoftë në llogarinë e tyre online me furnizuesin e energjisë elektrike, qoftë kur të ju vijë fatura e rrymës.
Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.