Home LAJME FSK-ja trajnohet me KFOR-in amerikan dhe gjerman

FSK-ja trajnohet me KFOR-in amerikan dhe gjerman

0
FSK-ja trajnohet me KFOR-in amerikan dhe gjerman

Ushtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnimin e përbashkët me KFOR-in amerikan dhe gjerman, në Komandën rajonale në Lindje.

Stërvitja u bë me ushtarakët gjermanë dhe aviatorët amerikanë, duke bartur ngarkesë të nxehtë dhe të ftohtë me helikopterë “UH-60M Blackhawk”, shkruan IndeksOnline.

“Trajnimi lejon njësitë tokësore dhe ekuipazhet e fluturimit të kuptojnë më mirë nevojat dhe aftësitë e misionit të njëri-tjetrit”, thuhet në njoftim të KFOR-it.

Sipas KFOR-it, ushtarët e FSK-së vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për operacionet e futjes së ajrit, qofshin ato për reagime emergjente, qoftë për patrullime të vijës kufitare administrative.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here