Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, më në fund është deklaruar rreth pretendimeve se ai është protagonist në një video pornografike me një të mitur.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e tha troç se video e paralajmëruar është për të, por që një gjë e tillë është e fabrikuar.
Krasniqi deklaroi se ka kohë që ka marrë porosi shantazhuese, që nga institucionet e drejtësisë e deri te disa portale.
“Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.” Ky është fabrikimi më i fundit. Dhe ua kuptoj motivet”, shkroi Krasniqi.
Ai tha se kjo po bëhet në shenjë hakmarrjeje për disa pozita në Prokurori.