Home LAJME Kurti nga Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë uron këngëtaren Shkurte Fejza me rastin e ditëlindjes së 63-të

Kurti nga Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë uron këngëtaren Shkurte Fejza me rastin e ditëlindjes së 63-të

0
Kurti nga Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë uron këngëtaren Shkurte Fejza me rastin e ditëlindjes së 63-të

Kryeministri i Kosovës, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, duke kënduar këngën “Mora fjalë” , bashkë me këngëtaren Shkurte Fejza.

Këtë ai e ka bërë me rastin e ditëlindjes së 63-të të këngëtares.

“Dje, e madhja e popullit shqiptar, Shkurte Fejza mbushi 63 vjet. Para pak kohësh, bashkë në një organizim madhështor ia shënuam 50-vjetorin e karrierës. Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit.Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare. Pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë. I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, ka shkruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here