Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vendosur të emërojë Radmila Shekerinskan nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare e ardhshme e përgjithshme. Ajo është një besimtare e vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të, ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”- ka shkruar Rutte, njofton NATO, më 19.11.2024.Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, duke u përfshirë edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO.
Ajo e quajti privilegj që do të shërbej si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s.“Unë jam e përkushtuar të punoj me të gjithë aleatët drejt një Aleance edhe më të fortë dhe më të sigurt”- ka deklaruar ajo në një postim në ‘X’Shekerinska do të marrë postin e saj në fund të këtij viti.Më 27 mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vend anëtare e 30-të e NATO-s.