Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e qetë, pavarsishtë se çdo herë mund të ndodhë ndonjë ‘shpërthim’ i papritur.Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, ka theksuar se siguria në veri të vendit është e qetë, por vazhdon të jetë delikate.
“Situata e sigurisë në veri vazhon të jetë e qetë, poashtu delikate për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga viti 2022 e deri më tani. Sidoqoftë, Policia është në secilin vend në secilin cep të veriut të vendit dhe kjo është me rëndësi që ne vazhdojmë të ofrojmë shërbimet tona kundrejt qytetarëve të veriut të vendit”, tha ai.Duke pasë parasysh që kohës së fundit shumë biznese kanë filluar të hapen në këtë pjesë të vendit tonë, Elshani vlerëson se ne jemi në detyrën tonën, në atë mënyrë që çdo qytetarë të ndjehet i sigurtë.
“Policia e Kosovës është në veri të vendit për me u kujdes edhe për pasurinë edhe për jetën e njerëzve, për jetën e njerëzve fillimisht. Kshtuqë në kuadër të detryave tona të para para sipas ligjit të Policisë dhe ligjeve të tjera të aplikueshme në Kosovë ne e kemi obligim dhe detyrë me u kujdes aq sa mundemi për jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, nuk po e bënë ndonjë përjashtim a është biznes shqiptarë apo serbë këtu, për neve është me rëndësi që të jemi këtu në rast se ka nevojë me ndërhy”, deklaroi Elshani.Tutje ai shton se janë në numër të mjaftueshëm të policëve që patrullojnë e ushtrojnë kontrolle në veri të vendit, vetëm e vetëm për të qenë një vend i qetë.
“Policia e Kosovës është në numër të mjaftueshëm këtu në veri të vendit, plane operacionale policore përpilojmë dhe punojmë çdo ditë, kështu ju mund të shihni kontrolle policore, e shihni këtë vend këtu e kemi një pikë statistike policore e monitoron këtë zonë edhe nga jugu edhe nga veriu”, bëri të ditur, zëvendësdrejtori.Ndër të tjera, sipas Elshanit nuk ka ndonjë problem serioz për ta theksuar, e në rast se ka, ai shton se Policia e Kosovës do të jetë në reagim të shpejtë.
“Nuk kemi ndonjë problem me theksu sidoqoftë në rast se vie deri tek ekses ose prishje e rendit dhe qetësisë publike, gjë që edhe e kemi pasur më herët, reagimi ynë do të jetë shumë i shpejtë”, përfundoi Elashani për GazetaBlic.