Policia e Kosovës ka njoftuar se sot i janë dorëzuar një shumë e parave në vlerë prej 1010 qytetarit nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, të cilat i kishte humbur.
Në njoftimin e policisë thuhet se me datën 17.11.2024 qytetari F.Rrahimi i moshës 41 vjeçare nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit kishte gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i kishte dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe për këtë policia kishte kërkuar që të lajmërohet pronari/e dhe t’i tërheqë paratë e humbura.
Ndërsa, sot më datë 18.11.2024 në stacionin e policisë në Han të Elezit është paraqitur personi M.S , shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas procedurave të verifikimit, shikimit të kamerave të sigurisë i janë kthyer paratë e tij 1010 euro, të cilat pra i kishte humbur.