Home LAJME Fundjavë e vranët në vend, temperaturat maksimale shkojnë deri në 9 gradë

Fundjavë e vranët në vend, temperaturat maksimale shkojnë deri në 9 gradë

0
Fundjavë e vranët në vend, temperaturat maksimale shkojnë deri në 9 gradë

Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 4 deri në 9 gradë Celsius.

-Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s, njofton IHMK.

-Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here