Sipas këtij projektbuxheti më së shumti para pritet të shpenzohen për pajisjet policore – logjistike, investime këto që kapin vlerën prej 3 milionë e 707 mijë euro.Pas tyre, shpenzimet më të mëdha planifikohet të bëhen për automjetet e blinduara dhe automjetet e veçanta me një vlerë prej 3 milionë e 700 mijë euro.Për automjete të transportit janë planifikuar të ndahen 3 milionë e 450 mijë euro.
Sa i përket pajisjeve të transportit, më 28.09.2024, në një intervistë në “Kallxo Përnime”, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se kanë plane për të blerë helikopter për Policinë e Kosovës, por nuk kishte dhënë ndonjë datë apo periudhë se kur pritet të ndodhë kjo.Ministri kishte thënë se problemi në këtë çështje qëndron që hapësira ajrore në Kosovë kontrollohet nga KFOR-i.
Në projektbuxhetin për 2025-ën thuhet se për ndërtime dhe renovime në Policinë e Kosovës pritet të shpenzohen 3 milionë e 250 mijë euro.Kështu, planet janë që gjatë vitit 2025 për këso investimesh të shpenzohen më shumë se 14.1 milionë euro.Policia, për vitin e ardhshëm në plan ka edhe projekte të tjera.Miliona euro pritet të ndahen për armë dhe pajisje speciale të PK-së (2.8 milionë), pajisje të TIK-ut (2 milionë) e investime të tjera që janë konfidenciale (1.3 milionë).
Për investime në pajisje dhe armë për kontroll dhe siguri kufitare planifikohet të shpenzohen 800 mijë euro, ndërsa për pajisje për sistemin e komunikimi 600 mijë të tjera.Planet e shtetit janë që 500 mijë euro të ndahen për ndërtimin e depove për armë, municione dhe rezervarë nëpër drejtoritë rajonale të Policisë.
Numri i të punësuarve në Policinë e Kosovës është aktualisht 10 mijë e 161 zyrtarë.Buxheti i tërësishëm për Policinë për vitin 2025 planifikohet të jetë 152,624,469 euro.Në vitin 2024 pjesa më e madhe e investimeve, në vlerën e 14.24 milionë euro apo 66 për qind e buxhetit për Policinë, ishte planifikuar për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta, armë dhe pajisje speciale të PK-së, pajisje dhe armë për kontroll dhe siguri kufitare, automjete transporti dhe pajisjet policore – logjistike.Investime në vlerë 3.75 milionë euro apo 17 për qind e mjeteve ishin parashikuar të realizohen në ndërtime, si:
ndërtimi i depove për armë, municione dhe rezervuarë nafte nëpër Drejtoritë rajonale të PK-së, pastaj ndërtime dhe renovime për nevojat e Policisë së Kosovës.Në fushën e komunikimit dhe të IT-së për policët ishin paraparë 2.62 milionë euro ose 12 për qind e buxhetit për blerje të pajisjeve për sistemin e komunikimit, softuerë dhe siguri të të dhënave. Ndërsa, 1.1 milion euro të tjera apo 5 për qind ishin investime konfidenciale.Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 11.11.2024 kanë miratuar në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2025.
Ky Projektligj u miratua me 59 vota për, ndërsa dy deputetë abstenuan.
Në votimin e buxhetit morën pjesë vetëm deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK ishin të pranishëm gjatë diskutimeve por nuk votuan për buxhetin.Qeveria më 30.10.2024 ka miratuar Projektligjin për buxhetin për vitin 2025 në vlerë 3.6 miliardë euro.Votimi në lexim të dytë pritet të bëhet më 21.11.2024.