Një nënë nga fshati Landovicë e Prizrenit e ka njoftuar Policinë e Kosovës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia nuk ka bërë të ditur se cilës moshë i takon vajza e zhdukur, ndonëse ka njoftuar se rasti është duke u hetuar, shkruan o4 Online.
Fsh. Landovicë, Prizren 14.11.2024 – 12:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./