Home LAJME Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 70 aksidente

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 70 aksidente

0
Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 70 aksidente

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se 2 mijë e 91 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 70 aksidente, 19 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 51 vetëm me dëme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here