Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, Njësia Speciale – NjRSh dhe Njësi të tjera policore, kanë zhvilluar sot një aksion të madh në disa lokacione me qëllim sekuestrimin e një sasie të drogës dhe kapjen e të dyshuarve, raporton Sinjali.
Mësohet se tashmë Antidroga po kryen kontrolle në disa lokacione në qytetin e Prizrenit, po pa specifikuar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.
Sinjali gjithashtu posedon edhe informacione të tjera lidhur me rastin, por me qëllim që të mos pengohet procesi i hetimeve dhe rrjedha e operacionet do t’i publikojë më vonë.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksion.