Në kategorinë Oktagon deri në 63 kilogramë, garuesi kosovar Gjoni Palokaj e mundi me pikë pas tre rundesh sllovakun Karol Ryšavýn.
Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Bratisllavë, prej nga ishte edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, në sallën që pati rreth 13 mijë shikues.
Pas fitores brilante, Palokaj festoi me flamurin kuq e zi.
Ai në garën Oktagon është i 7-ti në listë, dhe tashmë avancon tutje me këtë fitore.