Në Komunën e Dragashit është hapur Qendra e Angazhimit për Komunitetet, me përqendrim në aktivitetet për gratë e kësaj ane.
Sipas njoftimit të organeve komunale kjo qendër është dizajnuar për të ofruar një hapësirë të sigurt për gratë, ku ato do të mund të mblidhen dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore.
“Përmes punëtorive, takimeve sociale dhe ngjarjeve të tjera, Qendra do të inkurajojë qytetarinë aktive, duke promovAty sqarohet se hapja e Qendrës së Angazhimit të Komunitetit për Gratë është pjesë e projektit “Mbështetja e integrimit të grave në komunat rurale të Kosovës – WIntegra”, që financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga organizata gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund – Deutschland e.V.” (ASB) zyra në Kosovë, në partneritet me organizatën “WEntrepreneur” dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Dragashit.
Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini teksa ka shprehur mirënjohjen për të gjithë partnerët e këtij projekti, ka theksuar se kjo nismë paraqet “një hap përpara drejt përmirësimit të kushteve, integrimit dhe avancimit të të drejtave të grave në Komunën e Dragashit”.
Ndërkaq kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, ka shtuar se angazhimi i pushtetit lokal në Dragash për barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas do të jetë një prioritet i vazhdueshëm. /Telegrafi/uar bashkëpunimin dhe përfshirjen në komunitet”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.