Një person është arrestuar të enjten më 07.11.2024, në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajde”.
Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Pas arrestimit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit nën urdhërat e prokurorit të rastit, Atnor Skoro.
Organet e rendit kanë zbatuar masa të veçanta për të zhvilluar këtë aksion.KALLXO.com e ka përcjellur nga fillimi këtë aksion të Prokurorisë dhe Policisë, teksa detajet shtesë do të dalin gjatë ditëve në vijim.