Qeveria e Australisë ka thënë se do të prezantojë legjislacionin “lider në botë” për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç nga rrjetet sociale, shkruan BBC.
Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se ligji, që do të paraqitet në parlament javën e ardhshme, ka për qëllim zbutjen e “dëmtimit” që rrjetet sociale po u shkaktojnë fëmijëve australianë.
“Kjo është për nënat dhe baballarët… Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tanë në internet. Unë dua që familjet australiane të dinë se qeveria kujdeset për ju”, ka thënë Albanese.
Ndërsa shumë nga detajet janë ende për t’u debatuar, Qeveria ka thënë se nuk do të përjashtohen fëmijët që përdorin rrjetet sociale me pëlqimin e prindërve.
Për zbatimin e mundshëm të ligjit, Qeveria thotë se barra do të jetë mbi rrjetet sociale për të treguar se po marrin hapa të arsyeshëm për të parandaluar qasjen.
Albanese ka thënë se nuk do të ketë ndëshkime për përdoruesit dhe se do të jetë në dorën e rregullatorit online të Australisë – Komisionerit eSafety – të zbatojë ligjet.
Legjislacioni do të hyjë në fuqi 12 muaj pasi të kalojë dhe do t’i nënshtrohet një rishikimi pasi të jetë në fuqi.