- Reklama -

Kremlini po pret “ta shohë” nëse fitorja e Trumpit do të ndihmojë në fundin e luftës në Ukrainë

Rusia ka reaguar pasi Donald Trump është zgjedhur president i ri i SHBA-së. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se SHBA-ja mbetet “një shtet armiqësor dhe vetëm koha do të tregojë nëse retorika e Trumpit për përfundimin e luftës në Ukrainë do të kthehet në realitet”, transmeton “Reuters”.

“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jomik, i cili është përfshirë si direkt ashtu edhe indirekt në luftën kundër shtetit tonë (në Ukrainë)”, ka thënë Peskov për gazetarët.

- Reklama -

Ai tha se nuk është në dijeni nëse presidenti rus Vladimir Putin ka plan ta urojë Trumpin për fitoren e tij dhe se marrëdhëniet me Washingtonit janë në nivelin më të ulët ndonjëherë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se SHBA-ja është në gjendje të kontribuojë në përfundimin e këtij konflikti. Kjo nuk mund të bëhet brenda natës, por…SHBA-ja është në gjendje të ndryshojë trajektoren e saj të politikës së jashtme. A do të ndodhë kjo dhe nëse po, si…do të shohim pas (inaugurimit të presidentit të SHBA-së në) janar”, tha Peskov.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska “nuk ka iluzione për Trumpin”, duke shtuar se ka një qëndrim dypartiak antirus në mesin e elitës qeverisëse të SHBA-së.

“Rusia do të punojë me administratën e re kur ajo ‘të zë vend’ në Shtëpinë e Bardhë, duke mbrojtur ashpër interesat kombëtare ruse dhe duke u fokusuar në arritjen e të gjitha objektivave të vendosura të operacionit special ushtarak (në Ukrainë)”, është thënë nga Ministria e jashtme e Rusisë.

E kreu i Fondit sovran rus, Kirill Dimitriev ka thënë se fitorja e Trumpit “hap mundësi të reja për rivendosjen e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort