Kryetari i komunës Shaqir Totaj, ka pritur në takim përfaqësues nga rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, me të cilët ka diskutuar për shumë çështje, sidomos për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët të Komunës së Prizrenit me shoqërinë civile, për transparencë dhe llogaridhënie, gjithmonë në shërbim të komunitetit.
Gjatë këtij takimi, gjithashtu, u theksua rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i cili sivjet e ka radhitur Komunën e Prizrenit në mesin e komunave me performancën më të mirë në Republikën e Kosovës sa i përket shpenzimit të buxhetit komunal në mënyrë të duhur ligjore dhe transparente.
“Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me shoqërinë civile për krijimin e shërbimeve më efikase për qytetarët e Komunës së Prizrenit” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj, raporton TV Prizreni.