Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka shprehur shqetësime të thella për funksionimin e Gjykatës Speciale që trajton çështjet e Kosovës.Ai në një deklaratë për GazetaBlic, e përshkroi atë si “një Gjykatë të padrejtë, të çuditshme dhe surrogate”, duke e akuzuar Bashkësinë Ndërkombëtare për ndihmën në krijimin e një institucioni që, sipas tij, ka dështuar në përmbushjen e qëllimeve të saj.
Baraliu theksoi se gjykata është hermetike dhe jo demokratike, duke theksuar se ka humbur cilësinë si një institucion i pretenduar i Kosovës.
Ai përmendi se procesi ka pasur më shumë hije se dritë, duke u shoqëruar me seanca të mbyllura dhe dëshmitarë nga qarqet anti-Kosovë, që nuk kanë sjellë rezultate të duhura.“Ky proces është imponues dhe i palogjikshëm, duke e çuar vendin në një qorrsokak,” tha Baraliu, duke kërkuar që institucioni të reflektojë një angazhim më të thellë dhe të drejtpërdrejtë për drejtësi dhe transparencë. Ai përfundoi se Gjykata nuk ka arritur të argumentohet si e tillë, duke krijuar dyshime mbi legitimitetin e saj.
Ndërsa, avokati Skender Musa tha se gjatë këtyre katër viteve, që ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ky proces është ballafaquar me zvarritje të panevojshme.Musa në një deklaratë për GazetaBlic theksoi se, dëshmitarët në Hagë më shumë kanë treguar për jetën e tyre personale, se për ndonjë çështje të rëndësishmë.