Sot, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel, do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Ceremonia e nënshkrimit është parashikuar të mbahet në orën 15:20, njofton Klankosova.tv.
Bettelin më pas do ta presë në takim presidentja Vjosa Osmani.