- Reklama -

Për fundjavat dhe ditët e festave rikthehen procedura e lehtësuar për kalim në Morin

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Procedura është e vlefshme vetëm për fundjavat dhe ditët e festave, të paktën deri në datën 1 mars të vitit të ardhshëm.

- Reklama -

Burime në policinë kufitare pohojnë se kjo procedurë e thjeshtëzuar sipas protokollit ndërqeveritar u rikthye pas një ndërprerjeje nga data 1 deri më 31 tetor.

Ndërsa nga data 1 mars hyn në fuqi sërish procedura pa kontrolle për kategoritë e mësipërme për një periudhë nëntëmujore, e cila u aplikua këtë sezon turistik.

Ndërkohë edhe këtë të shtunë shumë qytetarë të Kosovës dhe automjete kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë, fluks i cili krijonte herë pas here kolona në kufi.

Kjo edhe për shkak të numrit të automjeteve me targa të huaja, të cilat u nënshtrohen kontrolleve.

Policia kufitare punoi me katër sportele. Gjatë orëve të para të ditës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 2.100 automjete me rreth 3.800 shtetas. I njëjti fluks lëvizjeje është regjistruar edhe në dalje të Shqipërisë për në Kosovë.

Procedura e lehtësuar për kalimin e kufirit pa kontrolle u miratua një vit më parë në mbledhjen e përbashkët të qeverive. Sipas protokollit nuk duhet të ketë kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës gjatë tre muajve të verës, ndërsa fundjavat përgjatë 12 muajve të vitit do të kenë të njëjtën procedurë lehtësuese.

Ndërsa në qershor të këtij viti ky protokoll e zgjati kohën e fuqisë së vet nga 3 në 9 muaj aplikuar që nga 1 qershori deri më 30 shtator.

Protokolli në fjalë ishte i vlefshëm vetëm për pikën e përbashkët kufitare të Morinës, ndërsa me kërkesë të qytetarëve dhe fluksit gjithnjë e në rritje, protokolli u shtri edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar Shqipëri–Kosovë, përkatësisht Qafë-Morinë, Qafë-Prush, Shishtavec e Borje.

Po në qershor hyri në fuqi edhe zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare për 22 vendkalime kufitare të lehtësuara për banoret e zonave ndërkufitare përgjatë një brezi 30 kilometra Shqipëri–Kosovë.

Banorët e këtyre zonave nuk kanë nevojë të shkojnë në pikat kufitare, por në vendkalimin më të afërt të kufirit nga 22 të tilla që janë vënë në funksion./rtsh/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort