Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi i njëjti kishte refuzuar që ta lirojë hotelin ku ishte akomoduar.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se ndër të tjera, i dyshuari as nuk e kishte bërë pagesën për qëndrim në hotel.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën.”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net