Sot, nxënësit e klasave të 7-ta, 8-ta dhe të 9-të të shkollës SHMU “Hysen Rexhepi” në Prizren kanë mbajtur garën e matematikës në nivel shkolle të organizuar nga mësimdhënësit e kësaj lënde.
Nga kjo garë, më të mirët që tregojnë arritshmëri në test, do ta përfaqësojnë SHMU “Hysen Rexhepi” , në garat komunale të Olimpiadës së Matematikës së Kosovës (OMK) 2025
Njoftimi i plotë :
Sot në shkollën tonë u organizuan garat e matematikës në nivel shkolle me nxënësit e klasave të 7-ta, 8-ta dhe të 9-ta. Këto gara u realizuan nga mësimdhënëset e matematikës.
Urojmë që sa më shumë nxënës të dalin fitues dhe ta përfaqësojnë SHMU “Hysen Rexhepi” , në garat komunale të Olimpiadës Matematike të Kosovës (OMK) 2025