Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka dëshiruar qytetarëve pushim të këndshëm me pamje nga fshati Lukinaj i Hasit.
Ai është shprehur se ky fshat është një destinacion unik për çdo vizitor me bukuritë natyrore dhe mikpritjen tradicionale të banorëve.
“Përshëndetje nga Hasi, nga fshati Lukinaj! Ky fshat i vogël, me peizazhe të mrekullueshme dhe një trashëgimi kulturore që ruhet brez pas brezi, me plot histori, është i njohur për bukuritë natyrore dhe mikpritjen tradicionale të banorëve, që e bëjnë atë një destinacion unik për çdo vizitor. Ju dëshiroj pushim të këndshëm sot me familjet tuaja, me këto pamje të këndshme nga Lukinaj!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/