Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqëruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.
Për sa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele
Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë./RTK/