Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Kurti e ka pritur presidenten e KE-së para objektit të Qeverisë. Në takim po marrin pjesë edhe ministra të qeverisë së Kosovës.
Von der Leyen paraprakisht ishte takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media pas takimit me Osmani ka thënë se është e përkushtuar në punën e saj bashkë me presidenten Vjosa Osmani për largimin e masave të BE-së të vendosura ndaj Kosovës.