Home LAJME Osmani: BE-ja t’i largojë masaj ndaj Kosovës, janë të padrejta

Osmani: BE-ja t’i largojë masaj ndaj Kosovës, janë të padrejta

0
Osmani: BE-ja t’i largojë masaj ndaj Kosovës, janë të padrejta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të largojë masat e vendosura ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media që e pati sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ajo është shprehur se këto masa janë të padrejta dhe po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

“Andaj sot kemi nevojë që Bashkimi Evropian t’i vlerësoj dhe t’i njoh këto arritje. Rrjedhimisht është edhe koha e fundit që edhe masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç që të padrejta, këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vet procesin e dialogun duke e bërë atë të pabalancuar, të pabarabartë dhe të pakredibilitet”, tha presidentja Vjosa Osmani./kp/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here