Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, nesër do të qëndroj në Kosovë. Zyra e Kryeministrit dhe Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ajo do të pritet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Takimi me presidenten nis në orën 09:45 në Kabinetin e Presidentes ndërsa takimi me kryeministrin nis nga ora 11:00 dhe mbahet në godinën e Qeverisë.
Deri tash, Von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë./RTK/