Home LAJME Shkon në 4 numri i të vdekurvè në sulmin në Turqi, Osmani shpreh ngushëllime për familjarët

Shkon në 4 numri i të vdekurvè në sulmin në Turqi, Osmani shpreh ngushëllime për familjarët

0
Shkon në 4 numri i të vdekurvè në sulmin në Turqi, Osmani shpreh ngushëllime për familjarët

Pasditen e sotme, në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, është raportuar për një sulm, i cili nga institucionet atje është cilësuar si “terrorist”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se katër persona kanë mbetur të vrarë, ndërkaq ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se edhe dy nga sulmuesit mbetën të vdekur.

Mediat botërore kanë publikuar edhe pamje të njërit nga personat e dyshuar për sulmin në fjalë.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se Kosova qëndron me aleatin e saj Turqinë pas këtij sulmi terrorist.

‘’Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë’’, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘’X’’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here