Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren –Veri është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje”, ku sipas njoftimit të policisë me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, një femër e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar.
Nga video regjistrimet e kamerat e sigurisë janë siguruar fotografi të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikimin e saj.
.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka marr autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.
Andaj policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebookut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.