Komisioni Evropian ka adoptuar agjendat e reformave për 5 shtete të Ballkanit Perëndimor.
Ishin këto dokumente që duhej të përpilonte secili shtet përfitues në mënyrë që të krijohen kushtet për pranimin e mjeteve të para financiare nga Plan i Rritjes.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe Serbia tani kanë agjenda të adoptuara. Bosnja e Hercegovina ngeli pa të sepse ky shtet kishte dorëzuar dokumentin e pakompletuar.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka cilësuar se është e impresionuar nga puna e partnerëve të rajonit në përpilimin e agjendave të cilët, sipas saj, kanë demonstruar përkushtimin ndaj suksesit të Planit të Rritjes.
Sipas saj, të gjithë përfitojnë nga Plan i Rritjes dhe përfaqëson një hap të madh përpara drejt Bashkimit Evropian.
Adoptimi i agjendave të reformave u bë në ditën kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nisi vizitën zyrtare të Ballkanin Perëndimor.
Turneun që do të zhvillohet mes 23 dhe 26 tetorit, ajo e ka filluar me vizitën në Tiranë e do ta përmbyllë në Podgoricë.
Prishtinën, Ursula von der Leyen do të vizitojë të shtunën me ç’rast pritet të takohet me presidenten dhe kryeministrin e vendit.