Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, pasditen e sotme ka njoftuar se kuvendarja e Kuvendit të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Agnesa Sinanaj ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Selmanaj ka thënë se nga sot do të punojnë bashkë në të mirën e qytetarëve.
“Agnesa Sinanaj-Gavazaj, mirë se vjen!
Kuvendarja Agnesa Sinanaj, i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.
Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët.
Nga sot, jemi bashkë për punë të mira dhe vazhdojmë të jemi krah i qytetarëve.
Znj. Agnesa, kontributin e saj në politikë e ka dhënë në subjektin politik AAK, e nga sot u bë pjesë e familjes tonë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Agnesa, është pjesë e Kuvendit të Prizrenit qe dy mandate dhe vazhdon t’i shërbejë interesave të qytetarëve.
Agnesa Sinanaj, shkollimin fillor e kreu fshatin Shkozë në shkollën “Heronjtë e Lumës”, të mesmën tek Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren dhe Fakultetin Ekonomik e kreu në Universitetin e Prishtinës.
Agnesa është e martuar me Dreni Gavazaj dhe ka një vajzë, Lizën.” është bërë e ditur në njoftimin e LDK-së në Prizren.