Zjarrfikësit e qytetit të Prizrenit në bashkëpunim me ekipet e KEDS-it, kanë ndërhyrë për të shpëtuar dy mace të cilat ishin ngujuar në majë të një shtylle elektrike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Suzi Çelebi”, kur banorët lokal raportuan për ratin në fjalë.
Në një aksion të koordinuar, zjarrfikësit dhe KEDS kanë arritur të shpëtojnë macet pa asnjë dëmtim.
Ndërhyrja e përbashkët demonstroi përkushtimin e të dyja ekipeve për sigurinë e qytetarëve dhe mirëqenien e kafshëve në nevojë.