Home LAJME Rrotullohet autobusi në rrugën Gjilan-Prishtinë, katër të lënduar

Rrotullohet autobusi në rrugën Gjilan-Prishtinë, katër të lënduar

0
Rrotullohet autobusi në rrugën Gjilan-Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Një autobus i linjës Gjilan-Prishtinë është vetaksidentuar në fshatin Parallovë. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Policia e kosovës dhe njësitet e zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët jane duke u trajtuar në qendren emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lendime të lehta trupore”, ka njoftuar Hashani. Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut Rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here