Home LAJME PDK në Prizren: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” pjesë e institucioneve të nënshtruara ndaj pushtetit

PDK në Prizren: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” pjesë e institucioneve të nënshtruara ndaj pushtetit

0
PDK në Prizren: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” pjesë e institucioneve të nënshtruara ndaj pushtetit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prizren, ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, duke e cilësuar si të ndikuar dhe nën kontrollin e plotë të pushtetit qëndror.

Në një komunikatë për media, PDK ka theksuar faqja zyrtare e universitetit tashmë përdoret për propagandë dhe reklamë të aktiviteteve të pushtetit.

“Në vazhdën e kapjes së institucioneve të pavarura në gjithë Kosovën, nga pushteti aktual, sot, u konfirmua se edhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është i ndikuar dhe nën kontrollin absolut të pushtetit. Ashtu siç dhe pritej nga zgjedhjet e fundit, në menaxhim të këtij institucioni, faqja zyrtare e universitetit tashmë përdoret për propagandë dhe reklamë të aktiviteteve të pushtetit.

Nënshtrimi i këtij institucioni të rëndësishëm akademik ndaj pushtetit përveç që e dëmton rëndë imazhin e institucionit, dëmton edhe studentët, profesorët dhe stafin profesional të institucionit, të cilëve po u bëhet presion indirekt për ngjyrosje politike.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” duhet t’i shërbej studentëve për edukim dhe jo partisë në pushtet për propagandë politike”, thuhet në fund të komunikatës së Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here