“Ju lutem ndihmoni Etna Kolgecin në Luftën Kundër NF1 dhe Tumorit në Tru”, thuhet në apelin për ndihmë për shërimin e vogëlushes 7 vjeçare, e cila po përballet me një sëmundje të vështirë.
“Mbesa ime e dashur, Etna Kolgeci, është një vajzë e guximshme 7-vjeçare që po përballet me një diagnozë të vështirë të Neurofibromatozës Tipi 1 (NF1), që ka çuar në zhvillimin e një tumori në tru. Kjo gjendje kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar mjekësor. Fatkeqësisht, opsionet e trajtimit në vendin tonë janë të kufizuara.
Ju lutemi të gjithëve që keni mundësi për ndihmën tuaj. Kostot e trajtimeve mjekësore, udhëtimeve dhe kujdesit të vazhdueshëm janë të mëdha. Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh në luftën e Etnës për një fëmijëri të mirë.” , thuhet në këtë apel, duke ia bashkëngjitur numrat e xhirollogarisë bankare për njerëzit human që mund të japin kontributin e tyre për të ndihmuar.
Emri i llogarise : Zgjim Kolgeci Banka : Raiffeisen Bank
NR i llogarise : 1501120002302318
Adresa: Prishtine
Emri i llogarise: Zgjim Kolgeci
Banka: ProCredit Bank
Nr i llogarise: 1110181069000116
Adresa: Prishtine
Detajet për transferet ndërkombëtare i gjeni të bashkangjitura në fotot e mëposhtme.
Ne ju falënderojmë nga zemra për çdo ndihmë që mund të ofroni. Së bashku, mund t’i japim Etna-s mundësinë për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe për t’i dhënë një të ardhme më të ndritur dhe më të shëndetshme.
Faleminderit te gjithëve!
Sinqerisht,
Zgjim Kolgeci & Fatbardha Hoxha me Familje